Studentët të vendosur, përpilojnë 8 kërkesat e panegociueshme (FOTO LAJM)

Në një letër drejtuar tri institucioneve më të larta të vendit dhe atyre që prek kauza e tyre, studentët që janë mbledhur prej ditësh në protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Studentët kanë zgjeruar listët e kërkesave për një arsim cilësor në Shqipëri, në letrën drejtuar Kuvendit, Kryeministrisë (e veçanërisht kryeministrit Rama), MAS-së dhe konkretisht ministres Lindita Nikolla, por edhe universiteve publike në vend.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

Bashkë me protestuesit është bashkuar sërish dhe artisti Albert Aliaj Dragot, i cili ka recituar me studentët dhe u ka bërë thirrje të mos përdorin dhunë.

“Brezi im e la vëndin në kaos nuk bëme shumë për ju. Qendroni kështu mos përdoini dhunë. Mundohuni të keni integritet. Të jeni qytetar. Kjo që po bëni është një mrekulli. Por duhet të beni më shumë. Unë besoj se duhet ti lëmë vendin dikujt tjetër. Anonim!”- tha ai.
Shtuar më 09/12/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori