Studentet protestuan ne Tetove kunder padrejtesive
Albeu.com
Studentet e Universitetit Shteterore te Tetoves protestuan sot ne sheshin e qytetit kunder zvogelimit te buxhetit nga ana e qeverise si dhe hapjes se fakulteteve te reja ne disa qytete te tjera.Ata hodhen parullat ‘nuk jemi universitet privat’, ‘mos na vrisni ardhmerine’, ‘stop veprimeve nacionaliste’. Protesta nisi nga rektorati i USHT-se, dhe vazhdoi deri ne qender. Ne balle te protestuesve ishte edhe rektori i pare i USHT-se Fadil Sulejmani, profesore te tjere, si dhe ish rektori Sadi Bexheti.
’Kerkojme nga qeveria e RM-se dhe ministrite perkatese nen nje rishikimin e buxhetit per USHT per vitin 2009, duke respektuar kriteret ligjore per ndarjen e buxhetit per universitetet shteterore, si numri i fakulteteve programeve studimore drejtimeve, numri i studenteve, numri i stafit akademik dhe teknik i angazhuar, gjendja aktuale e infrastruktures dhe nevoja per infrastrukture pajisje dhe laboratore te ndryshme. Kerkojme ndaljen e presionit te vazhdueshem permes inspektimeve te ndryshme te jashtezakonshme qe e cenojne autonomine e universitetit tone.’, tha Gadaf Uzeiri, kryetar i Unionit te Studenteve.
Kryetari i Unionit te Studenteve, paralajmeroi se ky eshte vetem hapi i pare, i marre per mbrojtjen e Universitetit. Ne te ardhmen do te merren edhe masa me radikale te protestes, deri ne zgjidhjen e ketij problemi. (alsat/albeu)
Shtuar më 22/05/2009, ora 00:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori