Studentët "përzënë" nga protesta ish-zv.ministrin e Arsimit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Protestës së mijërave studentëve ditën e sotme i është bashkuar edhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Por studentët nuk e kanë pritur mirë pjesmarrjen e tij në këtë protestë dhe kanë kërkuar largimin e tij, shkruan FaxWeb.

Ndërkohë ai është riktheyer për të marrë mikrofonin për të folur, por brohorimat e studentëve kanë qenë vazhdimisht “Jo politikë! Jo politikë!” “Politika jashtë!”, duke mos i lënë mundësi të flasi.

Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.

“Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nga nga studentët e Fakultetit Juridik. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori