Studentët përshkallzojnë protestën, marshim drejt Kuvendit
Studentët janë rikthyer sërish ditën e sotme në protestë për të kërkuar miratimin e kërkesave që kanë.

Sipas informacioneve pas qëndresës në godinat e fakulteteve, studentët do të marshojnë drejt Kuvendit.

Kujtojmë se dje studentët zgjodhën Ministrinë e Arsimit dhe Kryeministrinë për të protestuar ndërsa sot do të zhvendosen para Kuvendit.

Nga ana tjetër në revoltë janë ngritur edhe pedagogët që thonë se autonomia e universitetit dhe liritë akademike vihen në pikëpyetje. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2019, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori