Studentet ne proteste “Kunder copetimit e ne mbeshtetje te pavaresise”
Albeu.com
Udheheqesit e protestes kundershtuan fuqishem opsionin e ndarjes se Kosoves. Ata kerkuan nga institucionet vendase qe te mos shkelet gjaku i atyre qe luftuan per pavaresine e Kosoves.

Perves studenteve te Universitetit te Prishtines, ne proteste moren pjese edhe shume te tjere nga Universiteti i Tetoves dhe ai i Tiranes Version multimedial i ketij lajmi

“Kunder copetimit te Kosoves dhe ne mbeshtetje te pavaresise”, ishte motoja e protestes se sotme ne Prishtine, organizuar nga Unioni shqiptar i studenteve me mbeshtetje te Shoqates se Veteraneve te Luftes, Parlamentit te Studenteve dhe Levizjes Vetevendosja. Perves studenteve te Universitetit te Prishtines, ne proteste moren pjese edhe shume te tjere nga Universiteti i Tetoves dhe ai i Tiranes si dhe qytetare te tjere. Udheheqesit e protestes kundershtuan fuqishem opsionin e ndarjes se Kosoves. Ata kerkuan nga institucionet vendase qe te mos shkelet gjaku i atyre qe luftuan per pavaresine e Kosoves.

“Jemi kunder ndarjes se Kosoves dhe nuk duam kushtezime te pavaresise. Duhet te sensibilizojme opinionin e gjere nderkombetare dhe vendor se Kosova nuk pret me, studentet nuk presin me dhe se ky eshte veç fillimi i protestave tona pasi ne nuk do te ndalemi deri ne realizimin e qellimit tone, pavaresimit te plote te territorit te Kosoves” u tha nder te tjera ne protesten e organizuar nga Unioni shqiptar i studenteve ne Prishtine. Studentet kerkuan "qe te mos bisedohet me asnjerin ne dem te pavaresise dhe integritetit territorial te Kosoves", dhe paralajmeruan se do t'u dergojne memorandum Kombeve te Bashkuara, Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe vendeve te Grupit te Kontaktit, ne te cilin do te kerkojne garanci per pavaresine dhe integritetin territorial te Kosoves. Protesta kaloi e qete dhe pa incidente. (News24)
Shtuar më 11/10/2007, ora 05:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori