Studentët largojnë fonitë: Nuk i kemi marrë ne, forumet e Lulit dhe Monikës të mos na vjedhin protestën
Forumet rinore të PD dhe LSI po tentojnë të vjedhin protestën e studentëve tek kryeministria.

Ky fakt është vënë në pah nga studentë të tjerë, të cilët i kanë kërkuar me megafonë që të lërgohen prej aty dhe të mos lëshojnë thirrje që nuk kanë të bëjnë me kauzën e tyre.

"Ne nuk kemi marrë foni këtu, kemi bërë protesta me megafonët tanë dhe nuk duam foni. U bëjmë thirrje forumeve që të mos na marrin protestën", tha njëra prej studenteve në protestë duke marrë mbështetjen e studentëve të tjere. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori