Mos na lini vetëm: Studentët kërkojnë prej Qeverisë përgjysmimin e tarifave si pasojë e COVID 19 (FOTO LAJM)

Prej më shumë se një muaj, studentët janë detyruar të ndjekin msim online si pasojë e mbylljes së institucioneve me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.

Ditën e sotme, Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga qeveria shqiptare përgjysmimin e tarifës së shkollimit. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrisë së Arsimit, Unioni arsyeton se studentët e kanë të pamundur të paguajnë tarifën për vitin akademik 2019-2020 sepse familjet janë pa punë dhe kriza ka prekur edhe ekonominë e tyre. Përveç tarifës për shkollën, studentët kërkojnë edhe përgjysmimin e pagesës për konviktet.

Letra e plotë:

Lemosh JO, Pergjysmim PO! Duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë nga Unioni i Këshillave Studentorë, një nga problemet më delikate të shprehur nga studentët ishte pamundësia e pagesës se tarifës shkollore.

Situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet shqiptare, e për më tepër familjet ku ka studentë. Tarifa e shkollimit është e paarsyeshme dhe e pamundur të paguhet në një situatë të tillë.

Nëpërmjet kësaj letre të hapur ku shpjegojmë dhe arsyet e qëndrimit tonë Unioni i Këshillave Studentorë fton Institucionin e Ministrisë së Arsimit të marrë seriozisht kërkesat reale dhe mjaft të nevojshme nga studentët.

Ne presim që strukturat shtetërore të reflektojnë menjehëherë ndaj këtij problemi madhor. Studentët kërkojnë sot më shumë se kurrë përfaqësim dhe mbështetje nga ana juaj, jo fjalë boshe dhe lëmoshë. Pikërisht sot, mos na lini vetëm!
Shtuar më 20/04/2020, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori