Studentët i bllokojnë rrugën, Mira Kazhani tenton tu kalojë përmes (VIDEO)
Pasi nuk morën përgjigje nga kryeministri edhe në ditën e 13-të të protestës së tyre, studentët vendosën që ta përshkallëzonin atë.

Një pjesë e tyre u zhvendosën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke bllokuar kështu kalimin e mjeteve.

E ngecur nw "trafikun" e studentëve ishte dhe gazetarja Mira Kazhani, e cila sipas tyre ka tentuar t’i shtypë.

Një student ka dërguar videon në media ku më pas është shpërndarë në rrjetet sociale. Në këtë video shihet se si Kazhani u kërkon studentëve të hapin rrugën, madje ajo i jep edhe gaz makinës, shkruan JOQ.

Me gjithë përpjekjen e saj për të kaluar, Kazhani nuk ia arrin dot dhe pas disa minutash, tërhiqet.

Shtuar më 17/12/2018, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori