Studentët i bëjnë surprizën e hidhur ministrit "fringo" të Ramës (FOTO LAJM)

Bledi Ccuçi është pritur me protesta nga studentët në vizitën e tij të parë si ministër.

Ai shkoi në Universitetin Bujqësor të Kamzës, por një grup studentësh i dolën para me një banderolë të madhe ku shkruhej: Duam tetë pikat, jo tetë ministra!

Studentët protestojnë prej më shumë se një muaji kundër Ligjit të Arsimit të Lartë duke kërkuar përgjysmimin e tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në auditore, rritjen e peshës së votës së tyre në zgjedhjen e institucioneve vendimarrëse në fakultete si edhe vettingun e pedagogëve. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2019, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori