Dalin pamjet: Sami Hoxha flet me një ambasador për trafikimin e njerëzve (VIDEO)

Një video e publikuar në Top Story tregon se një ambasador në një shtet të lindjes së mesme i kishte bërë Sami Hoxhës pak muaj më parë.

Ambasadori interesohet se si të sjelli klientë nga vendi i tij në Shqipëri dhe ti hapi biznes.

Ambasadori: – Me falni! Emri juaj është Sami ?

Sami Hoxha: – Sami, Sami…

Ambasadori: – Jam i interesuar për emigrimin në Shqipëri. Disa nga klientët e mi me pyesin se si të vijnë në Shqipëri, në Gjeorgji apo ndonjë vend tjetër.

Samiu i thotë ambasadorit që të ketë besim të plotë, pasi puna e tij bëhet përmes lidhjeve shumë të forta në Shqipëri. Kjo video është bërë nga fundi i vitit 2019.

Sami Hoxha: – Përsa i përket lidhjeve të mia. Ne kemi lidhje shumë të fuqishme këtu.

Ambasadori: – Më falni?

Sami Hoxha: – Ne kemi lidhje shumë të fuqishme dhe lidhje shumë të mira, në të gjithë Shqipërinë.

Ambasadori: – Shumë mirë, kjo është ajo që unë dua të dëgjoj.

Lidhja e fuqishme të Samiut në Shqipëri është pikërisht gruaja e tij Enkeleda Toska.

Në zyrën e Samiut biseda vazhdon për afatet e kopsitjes së dokumenteve.

Emigranti: – Kur të vijnë dokumentet, sa kohë zgjasin?

Sami Hoxha: – 1 muaj. Zgjasin 1 muaj.

Emgranti: – Ok!

Sami Hoxha: – 3 për ju. Paratë këtu (Në tavolinë. Që unë ti shoh me sy).

Emigrant: Po, po, paratë të gjitha këtu.

Sami Hoxha: Kur të vijë dita unë i dua lekët këtu (në sirtar). Unë nuk jam… për bamirësi. Paratë këtu, dhe… (ju merrni pjesën tuaj). Por, mos flisni.

Emigranti: – Jo, jo, nuk flasim me njeri. Nazeri na tha hajdeni takohemi dhe ne erdhëm.

Sami Hoxha: – Mos fol, ti mos fol. Ej… (mbajeni gojën mbyllur).

Me shenja: – Këtë muhabet vetëm unë dhe ti… ska nevojë ta marri vesh bota… mos flisni, fusni paret në xhep dhe jeni ok.

Emigrant: – Ahmeti ia jep lekët vetëm Samiut, direkt në dorë. Dhe kafe falas.

Sami Hoxha: – Lekët këtu… jo Azem, jo profesor, jo dërr dërr… arabët, pu pu pu pu…

Samiu iu sugjeron dy djemve të infiltruar të mos humbin kohë, pasi për një muaj mund të përfundojnë në Itali.

Emigrant – Për sa ditë mbarojnë dokumentet? Kur të mbarojë korona?

Sami Hoxha: – 4 javë, një muaj. Ej ej.. e dini si bëhet? Një muaj edhe hë… (ikin jashtë). Për një muaj unë i bëj pasi ju të keni sjellë dokumentet këtu. Pa dokumente… (nuk bëhet).

Emigranti: – Dokumentet do të vijnë nga dita në ditë.

Sami Hoxha: – Filloni ti merrni që tani dokumentet. Në “uhatsapp” dhe mi sillni mua…

Në momentin që mbaruan pazaret për familjen egjiptiane që duan ta sjellin në Shqipëri, njëri nga djemtë i kërkon si favor Samiut ti rregullojë lejen e qëndrimit tek gruaja e tijt. Ai e kërkon si favor sepse nuk ka para të paguaj detyrimet.

Emigranti: – Leja e qëndrimit në Shqipëri më mbaron Sami. Për dy tre ditë mua më mbaron leja e qëndrimit. Fol më zonjën tënde. Shikoje pak lejen time. Mbaron për dy ditë apo jo? Banka, nuk kam bankën. Ti kupton apo jo?

Sami Hoxha: -Po, po.

Emigranti: – Ndoshta zonja jote na mbaron punë.

Sami Hoxha: – Sot nuk mundem. Do ta bëj të hënën. Sepse sot kam punë tjetër.

Emigrant: – Do ta takosh zonjën? Ok?

Sami Hoxha: – Me zonjën ok!

Emigranti: – Ditën e hënë shkojmë tek zonja dhe marrim lejen e qëndrimit? Ok?

Sami Hoxha: – Ok!

Emigranti: – Këtë ta bëjmë falas?? Për Ahmetin, falas.

Sami Hoxha: – Falas Ahmet, po.

Emigrant: – Ok???

Sami Hoxha: – Falas ok!

Me këtë premtim bashkëpunëtorët e Top Story dolën nga zyra e Samiut duke pritur ditën e hënë që të merrnim lejen e qëndrimit të nxjerrë në shkelje të procedurave. Por si për çudi ditën e hënë në mëngjes Sami Hoxha nuk dilte në telefon. Bashkëpunëtorët shkuan të zyra e tij por ai nuk ishte. Pas disa orësh pritje, ai hap telefonin por nuk pranon të vijë në takim.

Emigranti: – Sami unë jam tek zyra, arrita, jam tek puna jote tani. Hajde tek zyra, unë kam sjellë paratë. Ku je Sami? Ku je?. Hajde tani të lutem! Tani unë do të jap 1000 euro.

Në telefon Sami Hoxha u kërkoi dy djemve që mos ti thonin askujt që e kanë takuar. Dhe gjithashtu i vuri në dijeni se për 3 muaj nuk do ta hapi zyrën. Arsyen pse Sami Hoxha reagoi në këtë mënyrë kuptohej pak orë më vonë.


Shtuar 2.06.2020 21:37