Studentët e Ekonomikut këmbëkryq para fakultetit
Studentët e Fakultetit të Ekonomisë u ulën sot këmbëkryq para oborrit të mbetur të fakultetit në shenjë proteste ndaj godinës disa katëshe i ndërtuar rishtazi muajt e fundit përballë godinës së këtij fakulteti.

“Ky është viti i ri akademik 2013 dhe simbolika e këtij viti është libri, dija, asfalti janë ulur këmbëkryq përpara gjithë studentëve për të dhënë leksionin e parë të hapur. Ne shpresojmë që numri i studentëve në orët e seminarit të hapur të shtohet dita-ditës dhe të japin një mesazh tepër të qartë që tempulli i dijes ka mbetur në asfalt”, thotë pedagogu Pleurat Rexhepi.

Zoti Rexhepi thotë se protesta e studentëve do të vijojë deri sa të dëgjohet zëri i tyre.

“Ne nuk jemi këtu për të bërë një protestë 1, 2, 3 ditore, por jemi këtu që ne nuk hyjmë në auditor. Kërkojmë me këmbëngulje që të ndërhyhet ndaj uzurpuesve të betonit që kanë rrethuar fakultetin nga të katërta anët”, tha zoti Rexhepi. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori