Formacioni me lojtarët më të mirë që kanë mbushur 35 vjeç dhe vijojnë të luajnë futboll (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo sot (e mërkurë) ka festuar ditëlindjen e 35-të.

Pavarësisht këtyre viteve, ylli portugez po vazhdon të paraqitet në nivele të larta, ku po udhëheq Juventusin drejt titullit të ri në Serie A.

Mundo Deportivo, në ditëlindjen e pesë herë fituesit të Topit të Artë ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë që kanë mbushur 35 vjet, dhe që janë akoma aktiv në futboll.

Kush tjetër mund t’i zinte vendin Gianluigi Buffonit në portë, që ka mbushur 42 vite dhe vazhdon të luaj.

Dani Alves, Thiago Silva, Giorgio Chiellini, Juanfran, Franck Ribery, Santi Carzola, Andres Iniesta, Joaquin, Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo.


Shtuar 5.02.2020 17:53