Studentët braktisin universitetet private për ato publike
Albeu.com
Edhe pse i kanë nisur studimet në njërin prej universiteteve të shumta private, plot 300 studentë, duan ta mbarojnë shkollën e lartë në universitete publike. Por ka edhe nga ata qe veprojne ndryshe.Në rektoratin e Universitetit të Tiranës, kanë mbërritur 300 dosje, të cilat do të shqyrtohen, për të marrë më pas një vendim, nëse këta student do të pranohen ose në universitetet publike. Duket se studentët janë alarmuar, për shkak të mosnjohjes së diplomave dhe akreditimit të universiteteve private.

Rast i vecante paraqet Universiteti i kolegjeve turke Epoka, i cili perkunder ecurise se pergjithshme te universiteteve private te cilat sivjet nuk kane patur kerkesa si me pare, ka arritur te marre nga universitetet publike 110 studente, prej te cileve 26 studente jane te rradhitur ne 200-shin e pare te Matures shteterore, 84 te tjere ne 500-shin e pare, ndersa nuk mungojne edhe studentet qe kane depozituar dosjet per tu transferuar nga Universitetet publike.

Ligji për arsimin, parashikon që studentët mund të transferohen edhe nga universitetet private në ato publike. Shumica prej studentëve që kanë bërë kërkesa të tilla, kanë përfunduar vitin e parë në një nga 17 universitet private të Tiranës.

Megjithatë, jo të gjithë studentët që kërkojnë transferim do të kenë një fat të tillë. Pengesë do të bëhet mesatarja. Nëse mesatarja për pranimet në universitetet publike është e lartë, ndërsa studenti që ka vijuar studimet nga në universitet privat ka një mesatare të ulët, kërkesa e tyre do të refuzohet. Por, edhe kapacitetet e fakulteteve do të kenë ndikim në këtë drejtim.
Shtuar më 03/10/2008, ora 16:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori