Studentët braktisin Shqipërinë! 6400 vende të lira në universitetet vendase
Pëlqej
Ka përfunduar faza e parë e konkurrimit në universitete dhe Ministria e Arsimit bëri publike numrin e kuotave dhe maturantëve të cilët kanë aplikuar.

“Numri i aplikimeve në raundin e parë është 25,822 maturantë për kuotat brenda vendit.

Ndërkohë, kuota të lira në total janë 32,267 nga të cilat 22,897 në universitetet publike dhe 9,371 në universitetet jopublike.

Kjo do të thotë se numri i kuotave është më i lartë sesa numri i aplikuesve,” -tha Gerti Janaqi, zëvendës minisër i Arsimit.

Nga kjo e mërkurë, universitetet do të kenë notat e gjithë viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, dhe të gjitha mesataret e nevojshme.

“Dega e Administrim Biznesit ka numrin më të lartë me rreth 6,987 aplikantë. Drejtësia me rreth 6,435, Psikologjia me 5,685 e kështu me radhë. 10 degët më të kërkuara vijnë nga Universiteti i Tiranës,” deklaroi zv.ministri. /albeu.com/



Shtuar më 24/08/2017, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori