Studentë e profesionistë të rinj, ambasada e SHBA ofron një program shkëmbimi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ofron një mundësi më shumë për të gjithë studentët, apo profesionistët e rinj që duan të marrin pjesë në një program shkëmbimi.

Jeni studentë, studiues apo profesionistë të rinj të interesuar për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara?

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara, për programin Fulbright për Studiues të Huaj për studiues të interesuar të bëjnë kërkime ose të japin mësim në Shtetet e Bashkuara, dhe programin Hubert H. Humphrey për profesionistë që janë në mes të karierës së tyre.

Për të marrë pjesë në sesionet informuese të ardhshme, regjistrohuni duke klikuar Këtu.
Shtuar më 06/06/2020, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori