Stub: Sa me shpejte te zgjidhet kontesti me emrin
Albeu.com
Inkuadrim më të madh të Bashkimit Evropian në procesin për emrin dhe tejkalimin e tij pas muajit prill. Pritje të tillë sot në Shkup shprehu shefi i diplomacisë finlandeze, Aleksandar Stub pas takimit me kolegun e Maqedonisë, ministrin Antonio Milloshoski.
“Lidhur me inkuadrimin më të madh të BE-së, sigurisht se e mbështesim, ndonëse në dhjetor nuk arritëm të caktojmë datë për fillimin e negociatave, presim dhe shpresojmë se kjo do të zgjidhet në mars dhe prill. Mendoj se duhet të fillojmë bisedime serioze rreth problemit. Nëse dëshirojmë integrim të Ballkanit Perëndimor, këto konteste njëherë e përgjithmonë duhet t’i lëmë anash”, tha Stub.
Shefi finlandez i diplomacisë përsëriti se vendi i tij në mënyrë principiele mbështet Maqedoninë në procesin e aderimit në Bashkimin.
Nga pala maqedonase, Milloshoski paralajmëroi mbështetje të aplikimit finlandez si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara. Lidhur me emrin tha se nga pala greke pritet realizim i angazhimeve deklarative.
“Konsideroj se nga retorika duhet të kalojmë në vepra, ndërsa atë që e dëgjojmë nga Qeveria greke është një retorikë shumë e mirë që është në nivelin evropian. Por kur duhet të merren vendime të rëndësishme, për fat të keq u mungojnë veprat kredibile që të mund të besojmë se ky proces ka perspektivë për përparim dhe zgjidhje pozitive”, deklaroi Milloshoski. (makfaks)
Shtuar më 02/02/2010, ora 20:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori