Strukturat paralele po i shantazhojne serbet...
Albeu.com
Strukturat paralele janë duke i shantazhuar dhe kërcënuar të gjithë ata serbë që pranojnë realitetin në Kosovë dhe që duan të jetojnë dhe t’i respektojnë institucionet e Republikës së Kosovës ...Strukturat paralele janë duke i shantazhuar dhe kërcënuar të gjithë ata serbë që pranojnë realitetin në Kosovë dhe që duan të jetojnë dhe t’i respektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, ka deklaruar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësues të Foreign Officet.
Delegacionit të diplomatëve britanikë, të udhëhequr nga Daniel Fearn, drejtor për Ballkan në Foreign Office, Rexhepi i shpjegoi se, sa i përket sigurisë gjendja është e qetë, fal pjekurisë së popullatës shumicë - të cilët, siç u shpreh ai - “nuk bien në provokimet e strukturave paralele serbe”.

Gjithashtu Rexhepi i njoftoi diplomatët britanikë edhe për punën që është bërë nga pushteti lokal dhe bashkëpunim me strukturat e sigurisë për menaxhimin e situatës në këtë komunë, duke pasur parasysh rrethanat specifike.

Në këtë kontekst ai përmendi funksionimin e një trupe të përbashkët nga zyrtarët komunalë, KFOR-i, policia e Kosovës, policia e UNMIK-ut dhe TMK-ja, të cilët kanë përpunuar informacionet për zhvillimin e situatës në mënyrë që të mos lejohen spekulimet që do të ndikonin në destabilizimin e gjendjes.

Në lidhje me interesimet e mysafirëve për zhvillimin ekonomik dhe për projektet ekonomike, Rexhepi tha se kjo është një nga mjetet më të mira për relaksimin e gjendjes në këtë pjesë të Kosovës, mirëpo paraprakisht nevojitet vendosja e rendit dhe ligjit që është duke u sfiduar nga strukturat paralele. /Telegrafi/
Shtuar më 24/10/2008, ora 21:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori