Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt në Lezhë, flet vëllai: Isha në shtëpi me nënën kur dëgjova krismat, nuk mendova se…

Qyteti i Lezhës u trondit sot nga atentati mafioz, nga ku mbeti i vrarë Nikolin Marku Lekstakaj.
42-vjeçari Nikolin Marku Nikulaj u qëllua pasditen e sotme me breshëri plumbash nga një mjet në lëvizje, menjëherë sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës.

Sipas dëshmitarëve makina ka qenë me xhama të zinj, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes është hasmëria mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.

Në lidhje me atentatin e sotëm është marrë në pyetje edhe vëllai i viktimes Bledar Lekstakaj.

Ai ka thënë para hetuesve se sapo ishte kthyer sot nga Tirana dhe se ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka në market.

Ai është shprehur se pak minuta më vonë kishte dëgjuar krisma, por nuk kishte menduar se mund të ishte vrarë vëllai i tij. Më vonë është njoftuar për ekzekutimin.

Çfarë ndodhi sot

Nikolin Marku lekstakaj është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje, e cila sipas dëshmitarëve ka qenë me xhama të zinj.

Dyshimet janë se vrasja e sotme vijon të jetë pjesë e sagës së hakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, që ka nisur prej 27 vitesh.

Vrasja e sotme mesa duket ka patur dhe një tjetër mesazh të fshehur, pasi ëhstë 3 uaj fisk pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Ndërkohë edhe pse vrasja ka qënë me armë zjarri, raportohet se në vengjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Dy ekzekutorët thyen xhamit e makinës se tyre gjatë atentatit, duke qëlluar me breshëri drejt Nikolin Lekstakajt./albeu.com/