Stresi merr vendimin drastik para se gjykata të japë masën e sigurisë (VIDEO)
Pëlqej
Këngëtari Arkimd Lushaj, i njohur ndryshe edhe si "Stresi" u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Linzë të Tiranës, pas një aksioni policorë.

Gjatë konrolleve në dhomën ku ai po qëndronte, policia ka gjetur një armë zjërri, disa fishekë dhe një sasi të vogël kokaine.

Burimet nga policia kanë deklaruar se Stresi ishte prej kohësh në hetim dhe operacioni nuk është kryer nga një kontroll rutinë.

Ditën e sotme Stresi duhej të paraqitej para Gjykatës por nuk ka qënë i pranishëm.

Ai do të përfaqësohet nga avokati i tij Marash Ibraj.

Ndërkohë babai i tij Sali Lushaj në një reagim të tij pak më parë ka thënë se çdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi dhe tërbimi pas padisë që ai kishte bërë në gjykatë ndaj Taulant Ballës.

“Si mund të quhet grup i madh kriminal kur nuk është arrestuar askush tjetër. Kjo është shpifje e fëlliqur”,shkruante Sali Lushaj. /albeu.com/

Shtuar më 19/10/2018, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori