Gjykata e
Vlorës ka lënë në
burg Qazim Ismajlajn me akuzën “dhënie ndihme të paligjshme për kalimin e kufirit”.
32-vjecari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar në banesën e tij sirianët, të cilët do të niseshin drejt Italisë.
Seanca gjyqësore është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e
Vlorës me dyer të mbyllura.
Pas
shtetasit Fatos Dusha i ndaluar në Tiranë, Ismailaj është personi i dytë i ndaluar për ngjarjen e datës 9 janar, ku autoritetet arritën të shpëtojnë
shtetasit sirianë në det pas dëmtimit që pësoi mjeti lundrues që do ti dërgonte drejt Italisë.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 09:59