Strazimiri thotë se helikopteri i Forcës Ajrore, po përdoret nga
Xhaçka për sloganet e partisë, ndërsa thekson se
“Me 10 mijë
eurot e
vetëm një
rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa
mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respirator녔
Postimi i plotë:
Më në fund, Olta
Xhaçka u detyrua të pranojë publikisht se e ka përdorur si taksi helikopterin e FA, për të shkuar në Dibër të premten e kaluar.
Por si gjithmonë kur kapen në flagrancë, thonë “nuk është ashtu siç duket”…
“Inspektimi i ujërave të zeza”, nuk ka qenë KURRË “detyrë funksionale e Ministrit të Mbrojtjes”,
*as në Shqipëri,
*as në vendet NATO,
*madje as në Afrikë!
Helikopterin-taksi të Forcës Ajrore, ndryshe nga ç’thotë zëvendës-xhaçku, e siç e shkruan vetë
xhaçka, po e përdorin për
* “Shqipëria që duam”
dhe
* “Mati që duam”,
dhe as njëra e as tjetra nuk hyjnë në “detyrat funksionale të Ministrit të Mbrojtjes”, por janë slogane elektorale të “Rilindjes”!
Me 10 mijë
eurot e
vetëm një
rruge të helikopterit-taksi Tiranë-Burrel, mund të ishin blerë disa
mijëra teste anti-covid, ose disa qindra respiratorë…
Por jo!
Këta thjesht nuk duan t’ia dinë nëse jetoni a vdisni… njësoj si në 1980…
Shtuar më 27/11/2020,
ora 20:00