Strazimiri në Gjykatë: Ndoka dhe Ndreu më thanë se do më vrisnin
Lidhur me incidentin në Parlament ndodhur në datën 10 korrik 2014, sot deputeti demokrat Gent Strazimiri ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Lartë.

Deputeti i PD është shprehur se deputeti i PS Arben Ndoka, pasi e ka goditur e ka kërcënuar se do ta vrasë, sikundër të njëjtin kërcënim ka marrë edhe nga deputeti tjetër socialist, Pjerin Ndreu.

"Pasi më goditi më tha, unë heq dorë nga mandati i deputetit dhe të vras”, është shprehur deputeti demokrat.

Ai ka përsëritur se sulmi ndaj tij ndodhi me porosi të kryeministrit Edi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori