Klubi i njohur po insiston për transferimin e Marcelos

Skuadra nga Brazili, Botafogo po insiston në transferimin Marcelos.

Te Botafogo po e shohin Marcelon si përforcim të madh, pasi brazilianit nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës kur i skadon në fund të këtij sezoni. Mësohet se negociatat kanë nisur mes palëve dhe ka gjasa që Marcelo të transferohet te Botafogo gjatë afatit kalimtar të janarit.

Marcelo 33-vjeçar është i gatshëm të kthehet në vendlindje, pasi këtë sezon nuk ka pasur minutazhë të madhe te Reali, duke regjistruar vetëm katër paraqitje në të gjitha ndeshjet. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2007 kur iu bashkua nga Fluminense. /albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 17:40