Strazimiri harron grushtet, fillon zhytjen në ujë
Deputeti Gent Strazimiri duket se ka lënë pas incidentin e ndodhur në Kuvend ku u godit nga tre deputetë socialistë. Strazimiri shfaqet në foto duke u marrë me sportin e zhytjes. Deputeti demokrat njihet për pasionin e tij për motorrat ku së bashku me deputetin Ristani bëjnë pjesë dhe në shoqatën e motociklistëve shqiptarë.

Incidenti

Deputetët e Komisionit të Ligjeve, Gent Strazimiri, Xhemal Qefalia, Armando Prenga e Gentian Bejko, shkëmbejnë grushte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ngjarja ndodhi dje, pas një ironie të deputetit demokrat lidhur me kontrollin që kanë bërë në SHISH Xhemal Qefalia e Pirro Lutaj. Teksa po konsumonte një cigare në korridor, Strazimirit i është afruar Qefaliaj, që i ka kërkuar shpjegime pse i ka përmendur emrin, e mes ty re më pas ka pasur një tentativë për t’u qëlluar, por që në fund vetëm janë shty rë. Në atë moment pranë Strazimirit ka ardhur Armando Prenga dhe dy deputetët kanë tentuar të qëllohen, por që janë ndarë nga Fino e Rakip Suli. Por, teksa Strazimiri po futej në zy rën e protokollit, ai ka shkëmbyer grushte me Gentian Bejkon. Më pas deputeti demokrat është marrë nga disa deputetë socialistë dhe është futur në zyrën e Grupit të PS-së, ndërsa Qefalia, Bejko e Prenga janë ndaluar nga punonjësit e Gardës./albeu.com/
Shtuar më 08/06/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori