Straw: Rruga e Kosovës drejt pavarësimit është "pothuaj e pashmangshme"
Albeu.com
"Ne i dijmë shqetësimet e qeverisë së Serbisë kundër pavarësisë së mundshme. Por është realitet se popullata serbe në fund do të duhet të pranojë se shumica e popullsisë në Kosovë e mbështesin pavarësinë", tha sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw."Çdonjëri e pranon se gjendja para vitit 1999 është e paqëndrueshme si bazë për të ardhmen, dhe nëse kjo është kështu, atëherë rruga drejt pavarësisë bëhet pothuaj e pashmangshme", tha Strawi në një konferencë për shtyp në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Salzburg. rtk
Shtuar më 11/03/2006, ora 13:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori