Strategjia per veriun e Kosoves, Ivanovic: I pazbatueshem
Albeu.com
Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se strategjia e qeverisë në Prishtinë dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe e pazbatueshme.
Gjatë një interviste ai ka pohuar ndër të tjera se pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës të cilën ata nuk e njohin. Deklarata të tilla të Ivanoviçit mbërrijnë në një kohë kur Kosova pritet të festojë 2-vjetorin e pavarësisë së saj më 17 shkurt dhe autoritetet ndërkombëtare po përshëndesin me radhë në një përvjetor të tillë, arritjet e bëra nga shteti më i ri i Europës në një hark kohor kaq të shkurtër.
Shtuar më 16/02/2010, ora 18:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori