Strategjia kombëtare për reduktimin e rrezikut të katastrofave
Pëlqej
Zv.Ministrja e Mjedisit znj. Bejko, priti në një takim pune Misionin Bankës Botërore të kryesuar nga Z. Daniel Kull, Programi për Zbutjen dhe Adaptimin e RrezikutKatastrofave dhe Znj. Drita Dade përfaqësuese e Bankës Botërore në Shqipëri.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi finalizimin dhe miratimin e draftit të “Strategjia Kombëtare për Reduktimin e RrezikutKatastrofave dhe Mbrojtjes Civile 2014-2018” përmes së cilës janë përcaktuar prioritetet e ndërhyrjeve në zonat e riskut dhe mekanizmat e alternativave për zbutjen e impakteve ekonomike dhe sociale të katastrofave natyrore.

Në fjalën e saj, Znj. Bejko konsideroi shumë të rëndësishëm finalizimin dhe miratimin e kësoj strategjie në nivel kombëtar, duke vënë theksin në bashkëpunimin ndërinstitucional. Miratimi i kësaj strategjie shihet me prioritet nga Ministria e Mjedisit pasi Strategjia Kombëtare për Reduktimin e RrezikutKatastrofave dhe Mbrojtjes Civile 2014-2018 do të shërbejë për drejtimin e investimeve në 2015-2018. Ministria e Mjedisit, institucioni përgjegjës për vendosjen standarteve mjedisore dhe adoptimin e programeve ndaj ndryshimeve klimatike do të punojë për të harmonizuar komponentët strategjikë me planin e investimeve në fushën e ndryshimeve klimatike.

Kjo strategji- theksoi Bejko, do të shërbejë njëkohësisht si udhërrëfyes për ministritë e linjës pasi kjo e fundit ka identifikuar tashme 5 komponentë strategjikë dhe planin e veprimeve prioritare.
Shtuar më 26/09/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori