Lajme të mira për Realin, ylli i ekipit kthehet në stërvitje

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka marrë një lajm të mirë në stërvitjen e ekipit.

Së fundmi raportohet se belgu, Eden Hazard ka nisur stërvitjen me topin dhe shpreson që të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

Sulmuesi do të jetë me shumë mundësi gati për rifillimin e kampionatit spanjoll. Reali ka një mision të vështirë që të kapë Barcelonën në krye të renditjes. Madrilenët fituan në përballjet direkte, por e dorëzuan kreun një javë më pas.

Hazard ka kontribuar shumë pak për skuadrën spanjolle, pasi ky sezon i parë ka qenë dështim. Ai është dëmtuar disa herë, ndërsa nuk ka impresionuar në fushën e lojës. Zidane e kërkoi me ngulm nga Chelsea, por duket se është penduar.


Shtuar 12.05.2020 08:14