56 vjeçari dërgohet me helikopter te Trauma, e përplasi shkëmbi

Një 56 vjeçar ka mbetur i plagosur teksa pastronte kanalin e fshatit, dhe një shkëmb e ka goditur në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shoash të Tropojës, ku shtetasi me iniciale B.L., banues në këtë fshat bashkë me disa persona të tjerë po punonte vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të dy fshatrave.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2020, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar nê kokë shtetasi B.L., 56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.


Shtuar 31.05.2020 12:09