Ish-agjenti britanik i bindur: Putin i ka ditët e numëruara, ja sa kohë i ka mbetur

Duket se presidenti rus Vladimir Putin i ka ditët e numëruara në krye të Federatës Ruse.

Ka qenë një ish-anëtar i inteligjencës britanike, Christopher Steele, i cili e ka bërë të ditur këtë lajm.

Ai shtoi se në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm, Putin nuk do të jetë më në gjendje të qeverisë.

“Ditët e Putinin janë tashmë të numëruara, sapo sanksione e Perëndimit ndaj Rusisë, sidomos masat e marra në sektorin e energjisë, të japin efekt”, është shprehur Steele për BBC.

Ish-agjenti britanik shpjegoi gjithashtu se nëse të dhënat e burimeve të Britanisë dhe Shteteve të bashkuara mbi shëndetin e Putinit janë të vërteta në tre ose gjashtë muaj lideri rus do të jetë i paaftë për të udhëhequr.