“Stop” i nxjerr të palarat Jolezës: Merrje rrogë nga ministria e nuk shkove një ditë
Pëlqej
Ish-kryetarja e FRESH-it Joleza Koka prej disa ditësh po sulmon hapur moderatorët e emisionit investigative “Stop”.

E gjitha kjo për shkak se në një moment të emisionit, Saimiri dhe Genti i kanë quajtuar velinat “kafshë” dhe kjo për shkak të temës që po trajtohej.

Joleza se ka lënë me kaq por ka kërkuar edhe reagimin nga AMA, e cila deri në këto momente nuk ka reaguar.

Por as Saimiri dhe Genti se kanë lënë me kaq.

Në emisionin e mbrëmjes së kaluar, dy moderatorët tashmë shumë të njohur e të dashur për publikun kanë tallur me Jolezën duke risjellë videon e famshme ku ish-kryetarja e FRESH ngatërrohet në fjalët e saj.

Por jo vetëm kaq, gjatë emisionit ata kanë denoncuar dhe faktin se për dy vite ajo ka qenë pjesë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe nuk është paraqitur asnjë ditë në vendin e punës por rrogën e ka marrë. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori