Stine vë në siklet Roza Latin: E bëra kur u ndava nga ti, doja…

“Hangover” ka ardhur më nxehtë se kurrë këtë Shën Valentin, pasi edhe përse sot është dita e çifteve dhe e dashurisë, Roza Lati në këtë puntatë ka ftuar ish të dashurine e saj Stine.

Ish çifti simpatik, sot janë shokë shumë të mire, pavarsisht se gjatë intervistës relatat dhe afërsia mes tyre nuk ka munguar.

Stine i pyetur nga Roza mbi këngën “Gëzuar vitin e Ri” ka vënë në “siklet” moderatoren pasi përgjigjia e tij kishte të bënte shumë me ish-dashurinë e tyre.

Roza e pyeti Stinen se për kë ka qenë kjo këngë dhe ai ia tha troç.
“Këtë këngë e kam bërë sapo u ndava nga ti. Doja të të ktheja sërish.”

Padyshim që kjo përgjigje ishte më e “nxehtë”seç duhej saqë dhe Roza e sikletosur kërkoi publicitet pavarësisht se nuk ishte momenti i duhur./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori