E mërkurë e “mallkuar”, shënohet viktima e gjashtë në vend

Një grua 40-vjeçare me koronavirus ka ndërruar jetë në Vlorë. Ajo mbërriti në spital në gjendje të rëndë dhe banonte në Selenicë.

Mësohet se në momentin që është intubuar, gruaja ka ndërruar jetë. Kjo është viktima e gjashtë e Covidit në vendin tonë në 24 orët e fundit, shkruan fax web.

Pak minuta më parë, u raportua se ka ndërruar jetë një 42-vjeçar në spitalin Infektiv. Ndonëse i kishte dalë tamponi negativ, shenjat ishin dyshuese për Covid-19.


Shtuar 15.07.2020 13:05