Statusi i kandidatit, Mirel i dorëzon letrën Berishës
Pëlqej
Drejtori për Ballkanin Perëndimor Pierre Mirel i dorëzoi pasditen e sotme kryeministrit Sali Berisha raportin e Këshillit Europian, ndërsa deklaroi se sfidë e menjëhershme për vendin mbetet funksionimi i parlamentit.

Berisha teksa ka pranuar këtë raport shprehet se qeveria e tij është e gatshme ta shndërrojë në program pune udhërrëfyesin e KE me qëllim që vendi të përfitojë integrimin në BE, ndërsa shton se cdo gjë duhet të meritojmë me reforma, jo me një proces jashtë kredibilitetin.

Qeveria qendron e vendosur në realizimin e kërkesave të udhërrëfyesit për integrimin në BE. I gjithë procesi i integrimit të Shqipërisë në Europë është konsideruar dhe bazohet tek performanca dhe merita. Ne kemi patur dhe kemi mirënjohje për të vazhduar reformat. Raporti i KE shndërrohet në një program pune, cka do të thotë se të gjitha përparësitë e përcaktuara në të, do të shendërrohen në prioritet të qeverisë time gjatë vitit që vjen”,- u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Pierre Mirel theksoi se kërkohet ende punë nga qeveria për të përmbushur kriteret në mënyrë që së shpejti të hapen negociatat.

“Kemi vënë disa përparësi të qarta që mund të kthehen në një opinion pozitiv në të ardhmen për vendin si, strategjia për reformën në gjyqësor që ende nuk është miratuar, masa të efektshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të drejtat e pronësisë janë një çështje e diskutuar për shumë kohë, po ashtu edhe lehtësimin e ligjit per antidiskrimin dhe lehtësimin e romëve në Shqipëri. Një gjë e rëndësishme që duhet rregulluar është funksionimi i parlamentit në Shqipëri që duhet të rregullohet në mënyrë të menjëhershme. Funksionimi i parlamentit është çështja kryesore në kriterin politik të Kopenhagenit”, është shprehur Mirel. (albeu.com)
Shtuar më 09/11/2010, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori