Tirana ndalet sërish dhe shtyn titullin

Humbje që nuk dhemb për Tiranën në javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë thyhen sërish, këtë herë në transfertën e Kurbinit ku nuk arritën t’i bëjnë ballë skuadrës së Shpëtim Duros, për ta shtyrë festën në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Teutës në “Selman Stermasi” ku i duhet vetëm 1 pikë për t’u shpallur zyrtarisht kampione.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Guindo që konkretizoi saktësisht rastet e shumta të krijuara në këtë sfidë ku protagonist u bë edhe Dajsninani me disa pritje vendimtare në pjesën e dytë.

Skuadra e Shehit dominoi kryesisht në fraksionin e dytë por pa pasur mundësi të gjentë rrugën e rrjetës dhe në këtë mënyrë, 5 javë nga fundi, diferenca me Laçin ka shkuar në 12 pikë.

Në krahun tjetër, ekipi kurbinas ka pothuajse të sigurt kualifikimin në kupat europiane duke shkuar drejt fundit të një sezoni shumë të suksesshëm ku e pret tashmë edhe finalja e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë.


Shtuar 29.04.2022 19:01