Statusi, Berisha pret vendim pozitiv nga BE
Ish-krzeministri Sali Berisha përshëndeti sot vendimin e Komisionit Europian i cili rikonfirmoi rekomandimin e tij per Shqiperine per statusin e vendit kandidat. Përmes një statusi në Facebook, deputeti demokrat shprehet se Shqiperia prej tre vitesh e meriton plotesisht statusin e vendit kandidat.


Berisha shprehet i bindur në një vendim pozitiv me date 20 qershor te Keshillit te Ministrave te BE


"Te dashur miq, sot ne Tirane Komisioneri per Zgjerim i Komisionit Europian Stefan Fyle paraqiti raportin ne te cilin rikonfirmohet rekomandimi e tij, per te treten here, plotesisht i merituar, per dhenien Shqiperise te statusit te vendit kandidat. Ky eshte raporti i trete i Komisionit Europian qe rekomandon Shqiperine si vend qe ka plotesuar kushtet per statusin e vendit kandidat.
Keshtu, ne raportin e tetorit te vitit 2012 Komisioni Europian rekomandoi Shqiperine per statusin e vendit kandidat mbasi ajo kishte permbushur 12 prioritetet e KE por la nje afat 40 ditor qe te votoheshin tre ligjet ne Parlament, per te cilat ishte rene dakord qe ne fillim te vitit 2012.nEdvin Kristaq Rama u terhoq nga konsensusi dhe refuzoi votimin e tre ligjeve. Keshtu statusi u bllokua nga PS dhe Edi Rama." shkruan Berisha ne Facebook.

Sipas tij ne dhjetor te vitit 2012 Keshilli i Ministrave te BE-se la te hapur mundesine e shqyrtimit te rekomandimit te Komisionit per statusin e Shqiperise ne rast se do votoheshin tre ligjet ne Parlament.

"Por Rama pranoi ti votoje ato vetem me 30 Maj 2013.
Ne tetor te vitit 2013 Komisioni perseri rekomandoi pa asnje kusht statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Kete rekomandim disa vende te BE e refuzuan ndonese Shqiperia e meritonte plotesisht statusin. Refuzimi lidhej me qendrimet e meparshme te Rames ndaj integrimit." shkruan me tej Berisha duke falenderuar me mirenjohje Komisionin per rikonfirmimin e rekomandimit te tij per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.
Shtuar më 04/06/2014, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori