Status special per veriun?
Albeu.com
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Dukagjin Gorani i ka deklaruar gazetës Blic për numrin e nesërm se qeveria në Prishtinë është e gatshme që në bisedimet me Beogradin të arrihet deri te ...... zgjidhja për serbët në veri të Kosovës dhe se një nga opsionet është statusi special “në kuadër të kufijve të Kosovës”, transmeton agjencia FoNet..

Qeveria e Kosovës dhe Hashim Thaçi kanë përsëritur disa herë gatishmërinë që me bisedime, negocime dhe marrëveshje të gjendet zgjidhje optimale për veriun e Kosovës, ka thënë Gorani.

Ai ka deklaruar se Thaçi qartë ka bërë me dije se ekziston vëllim i gjerë i zgjidhjeve të mundshme, nga të cilat njëra është edhe statusi special.

Qeveria është e gatshme që me anë të marrëveshjeve të arrihet zgjidhja optimale. Çelësi është në duar të komunitetit serb, ka thënë Gorani, shkruan Blici.
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori