Status quoja në Kosovë është e papranueshme, thotë Ryker
Pëlqej
Albeu.com
Shefi i UNMIK ut, Joakim Ryker, duke vlerësuar pozitivisht zgjedhjet e 17 nëntorit, nuk deshi të komentojë se çfarë do të ndodhë në Kosovë pas 10 dhjetorit."Jam i gëzuar që vëzhguesit ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian kanë konstatuar se zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 nëntorit janë realizuar sipas standardeve.
Nuk dua të spekuloj se çfarë do të ndodhë pas 10 dhjetorit, pasi kjo mund të kuptohet si vazhdim i procesit, i cili edhe më tej është në rrjedhë", deklaroi Ryker. Ai ka theksuar se tani është me më rëndësi që t'i jepet hapësirë politike procesit historik, i cili përfundon më 10 dhjetor. "Mendoj se z. Thaçi dhe udhëheqësit politikë në Kosovë do të pajtohen se ky proces duhet të respektohet dhe të pranohet seriozisht", ka thënë Ryker. Ai ka nënvizuar se edhe ministrat e Bashkimit Evropian kërkojnë zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, duke konsideruar se status quoja është e papranueshme. Ryker këto komente i bëri dje në Shkup pas një takimi që pati me Kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski në kuadër të Samitit të CEFTA s, që dje u mbajt në Shkup, ku Ryker dhe Gruevski biseduan për zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe për zgjidhjen e statusit të Kosovës. /rtk/
Shtuar më 22/11/2007, ora 22:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori