Statujat e "Nënë Terezës" i nënshtrohen restaurimit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha sot se dy skulpturat e “Nënë Terezës”, po i nënshtrohen restaurimit me rastin e vizitës së Papës në Tiranë, duke i cilesuar si të pavërteta lajmet në disa media se ato ishin lënë në harresë.

“Kemi konstatuar, nga vlerësimi që u bë nga ekspertët se që të dy shtatoret kishin nevojë për restaurim. Abuzimet me to janë tërësisht të pavenda, totalisht të panevojshme edhe nëse përdoren për qëllime sensacionale apo politike.” tha Kumbaro e cila vlerësoi edhe frymën e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për ristrukturimin e sheshit “Nënë Tereza”.

“Vetë bashkëpunimi që ne kemi në rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” me bashkinë e Tiranës, me të cilën kemi ndarë punët – një bashkëpunim institucional që ne synojmë të jetë tërësisht i koordinuar – është provë e kësaj fryme,” – tha me tej ministrja.

Këshilli Kombëtar të Territorit vendosi më 22 gusht që statuja e skulptorit Thoma Thomai do të vendoset tek rrethrrotullimi i aeroportit “Nënë Tereza”, ndërsa për veprën e skulptorit kosovar Luan Mulliqi ende nuk është marrë vendimi final. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori