Starton edicioni i katërt i "Ekspo Stil Arki ASA"
Qendra Kulturore Asa (Art Stilim Arkitekturë) me rastin e 3-vjetorit të saj, organizon si çdo vit ekspozitën e arteve figurative & arkitekturës gjithashtu dhe një sfilatë mode.

"Ekspo Stil Arki ASA" tashmë është në edicionin e saj të katërt, ajo do të përmbaj punime të studentëve dhe profesionistëve të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe gjithë Europa në degët e lartë përmendura.

Shpallja e aktivitetit është bërë me datë 4 Prill ndërsa data e fundit e aplikimeve online është data 15 Prill 2015.

Pas fazës së parë të aplikimit dhe proçesit të vlerësimit, punët e përzgjedhura duhen dorëzuar brenda datës 25 Prill 2015.

Hapja e ekspozitës dhe shfaqja e sfilatës bëhet ditën e Premte, datë 1 Maj 2014 ora 11:00 pranë ambienteve të Qendrës Rinore Tiranë.

Të gjithë të interesuarit dhe talentuarit në fushat e mëposhtme mund të marrin pjesë në aktivitet:

- Artet figurative (pikturë, fotografi, skulpturë, grafikë, instalacion, video instalacion, dizajn, tipografi, novela grafike).
- Stilim, (Veshje, skicat e veshjeve, kolazh, stilim i produkteve artizanale, aksesore etj.).
- Arkitekturë, makete dhe projekt ide.

Për më shumë klikoni: Qendra Kulturore ASA Cultural Center

Shtuar më 11/04/2015, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori