Standard & Poor's vlerëson pozitivisht tregun financiar shqiptar
Tregu financiar shqiptar vlerësohet pozitivisht nga agjencia e Standard & Poor's. Vlerësimi B+ për Shqipërinë tregon potencialin në rritje të ekonomisë shqiptare.

Raporti vlerësohet nga Zëvedësministri i Financave Nezir Haldeda, i cili shprehet se kjo e bën vendin tonë një vend të sigurtë për investimet e huaja.

"Në 18 qershor kompania e vlerësimit të kreditit Standard & Poor's ka publikuar raportin për Shqipërinë duke konfirmuar dhe njëherë vlerësimin B+ që është një vlerësim shumë pozitiv dhe aq më tepër në këtë situatë kur ekonomia europiane dhe kriza financiare kanë qenë në qendër të vëmendjes. Ky vlerësim i S&P, që është një ndër tre kompanitë e mëdha të vlerësimit të kreditit për shtetet, konfirmon dhe njëherë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, vlerëson se sa pozitivisht na lexon tregu ndërkombëtar ekonominë shqiptare dhe ambientin shqiptar të 'Doing bussines", tha Nezir Haldeda, zëvedësministër i Financave. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori