Staford: Kthimi i Kosovës nën Serbinë i pamundur, pavarësia është arritur
Albeu.com
Garancionet në formën e decentralizimit që kanë marrë serbët nga plani i Ahtisarit "në kuptimin juridik janë më të fuqishme nga ato që mund të llogarisin baskët në Spanjë apo shqiptarët në Maqedoni", thotë profesori amerikan Roj Staford nga Kolexhi Kombëtar për studimin e luftës në Uashington. Ndërkaq në lidhje me zbatimin e planit në vepër në terren, Staford për BBC-në shprehu bindjen se nën mbikqyrjen ndërkombëtare "shqiptarët e Kosovës do ta kuptojnë se nuk ka tjetër, përveç se të mbështesin atë rreth së cilës merren vesh KB, ose në të kundërtën, synimet e tyre do të pësojnë grusht të fuqishëm". Pasi theksoi se mbikqyrja ndërkombëtare në Kosovë ka rëndësi të madhe dhe se nuk do të jetë e kufizuar në kohë, duke qenë i sinqertë deri në fund, Staford tha se "mundësia e kthimit të Kosovës nën kontrollin e Serbisë, thjesht është e pamundur". "Shqiptarët e Kosovës, në këtë apo në atë mënyrë, janë të bindur dhe në masë të madhe këtë edhe e kanë arritur - se de fakto pavarësia është fituar në vitin 1999". Gjithashtu Staford mendon se me Rusinë do të arrihet marrëveshja, siç thotë, "me kusht që edhe pjesa tjetër e Këshillit të Sigurimit të mbështesë dokumentin e Ahtisarit me disa korrigjime të caktuara".
Shtuar më 24/03/2007, ora 09:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori