Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit, Gjykata e Milanos merr vendim të papritur
Gjykata e Milanos ka votuar për ta mbrojtur "San Siro-n", derisa ka mbështetur edhe propozimin për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit.

Dy klubet milaneze kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga "San Siro" pasi besojnë se ri-modelimi i stadiumit ikonik është shumë problematik dhe mbi të gjitha i kushtueshëm.

Kështu, ata kanë bërë një propozim për një stadium të ri me 60 mijë ulëse në vend të stadiumit aktual, por kjo nuk është pritur mirë nga gjykata, e cila nuk dëshiron rrënimin e stadiumit të famshëm.

Në një mbledhje në pasditën e djeshme, Gjykata e Milanos ka vendosur që "San Siro" të mbetet i paprekshëm.

Sidoqoftë, u mirëprit edhe propozimi për stadiumin e ri, i cili mori 27 vota pro, 11 kundër dhe shtatë persona abstenuan.

Bëhet e ditur se propozimi do të rishikohet në ditët e ardhshme.

Ndryshe, stadiumi i ri i Milanit dhe Interit, në rast se bëhet, do të ketë 60 mijë ulëse, dhe do të përbëhet nga hotele, komplekse të ndryshme dhe parqe. Kostoja totale e tij vlerësohet të jetë rreth 1.2 miliardë euro.
Shtuar më 29/10/2019, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori