Stabiliteti i Maqedonisë, faktor i rëndësishëm për stabilitetin rajonal
Stabiliteti i Maqedonisë përbën një faktor të rëndësishëm për stabilitetin rajonal e më gjerë. Kështu është shprehur presideni Buja Nishani gjatë një takimi që pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë Menduh Thaçi. Kreu i Shtetit përgëzoi faktorin shqiptar për kontributin thelbësor në zhvillimin e demokracisë, ndërtimin e shtetit ligjor dhe mbështetjen e procesit të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë si mënyra më efikase për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Gjatë takimit me zotin Thaçi, Presidenti Nishani ritheksoi edhe njëherë se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj si faktor stabiliteti në Ballkan nëpërmjet politikës së fqinjësisë së mirë dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori