Dogji italianen, flet shqiptari: I dërgonte të dashurës sime videot duke bërë seks
Hasan Varoshi, 25 vjeç i akuzuar se ka tentuar të vrasë ish-të dashurën e tij gjatë dëshmisë së dhënë për policinë në spital është shprehur se nuk është aspak krim xhelozie apo vrasje dashurie.

Varoshi ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Alessandra P., 40 vjeçe për t’i shkatërruar telefonin pasi i dërgonte një shoqes së saj video ku ai dhe ajo shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale.

“Nuk është e vërtetë se shkova për ta dëmtuar”, tregon 25-vjeçari. “Në fakt ajo po më provokonte duke i dërguar të dashurës sime aktuale videon tona duke bërë seks.”

Ai thotë se Alessandra ishte duke pastruar me alkool kur ai shkoi në banesën e saj. Mes tyre lindi një grindje, shishja me alkool përfundoi në tokë dhe 25-vjeçari e largoi drejt sobës dhe më pas ndodhi shpërthimi.

“Ajo po digjej, unë e shpëtova nga flakët”, tregon shqiptari.
Alessandra ishte më afër me sobën dhe ndaj mori djegie më të shumta. Ndërkohë, Hasani e kapi prej krahu për ta larguar nga zjarri. Më pas, theu xhamin e dritares për të dalë jashtë. Të dy u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në Genova, më 30 janar./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 07:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori