Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për
arrest shtëpie për drejtorin e Galerisë në Korçë Vladimir
Topi. Ajo ka marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë dhe vetë të pandehurit.
Prokurorja e çështjes, Roza Qirjaqi ka kërkuar
arrest me
burg për Topin, pasi vlera e pikturave është shumë e madhe. Sipas prokurores,
Topi ka qenë fillimisht përgjegjësi i fondit të galerisë e më pas u bë
drejtor. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012,
ora 12:27