Sërish lëkundje tërmeti në Gjirokastër
Janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në qytetin e Gjirokastrës mbrëmjen e së dielës, duke vënë në panik banorët, pas lëkundjeve të së shtunës që tmerruan qytetarët.

Bëhet e ditur se lëkundjet sot kanë qenë më të lehta dhe nuk janë regjistruar dëme materiale apo të plagosur.

Tërmeti i djeshëm 5.4 ballë u ndje edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kryesisht në jug. Sakaq, banorët në katet e fundit të pallateve kanë braktisur banesat këtë mbrëmje pasi kanë ndierë lëkundjet./Albeu.com/
Shtuar më 16/10/2016, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori