Sërish drogë shqiptare në brigjet e Italisë, braktiset gomonia me 500 kg marijuanë
Policia italiane ka bërë më dije se ditën e djeshme ka sekuestruar një sasi prej 500 kilogram marijuanë.

Dyshimet e para sipas policisë është se kjo sasi droge vinte nga Shqipëria. Sipas ‘baritoday’ lënda narkotike është kapur në një gomone të fuqishme me dy motorë në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari.

Trafikantët ishin gati për të transportuar drogën nga gomonia në dy furgona, por pasi kanë pikasur policinë janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet së bashku më marijuanën.

Sipas policisë italiane droga e sekuestruar ka një vlerë shitje në treg prej rreth 2 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori