Sqepar, kapsolla e shkopinj, çfarë gjeti Prokuroria pas protestës (FOTO LAJM)

Policia e Shtetit pas protestës së dy ditëve më parë ka shoqëruar rreth 40 persona si të dyshuar për nxitje të dhunës dhe shkatërrim prone.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria do t’i kërkojë Gjykatës masën e arrestit me burg për 13 prej të shqoëruarve pasi janë konstatuar në kamerate sigurisë si nxitësit kryesor të dhunës në protestë.

Per tre të tjerë akuza do të kërkojë masa më të buta, për Ndue Fugën për shkak të moshes së tij, për Suzana Dimushin për shkak të gjinisë dhe për R. Domin per shkak të aftësisë së kufizuar.

Sipas Prokurorsisë gjatë protestës personat e arrestuar kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt policisë si dhe dëmtuan derën e kryeminisrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.

Prokurorët pohojnë se pas këqyrjes në vendngjarje seuestruan 33 mbetje në forme të fishekzjarreve, sqepar e 29 shkopinj. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori