Sqarohet Karabina: Rama nuk urdhëroi të më kontrollojnë mua, por...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina e ka quajtur të pavërtetë lajmin e publikuar në disa media pasditen e sotme, se në ambientet e Ministrisë ka mbërritur struktura antikorrupsion e Kryeministrisë, për verifikim të veprimtarisë së Ministres teknike.

Në një reagim për mediat, ministrja sqaron edhe urdhrin që ka lëshuar kryeministri Rama për ushtrimin e kontrollit në Ministri, duke shtuar se nuk është për të verifikuar punën e saj, por për “zbatimin e procedurave të ndjekura për menaxhimin e burimeve njerëzore, gjatë vitit 2017">2017”.

Sipas legjislacionit në fuqi, sqarohet në reagim: detyrimin për të menaxhuar burimet njerëzore dhe për të ndjekur procedurat ligjore përkatëse mbi to, është përgjegjësi e strukturave administrative të Ministrisë së Arsimit. Për vitin 2017">2017, deri në momentin e pezullimit nga detyra, kjo ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e z. Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i MAS, i pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim penal për shpërdorim detyre. /albeu.com/

Shtuar më 14/07/2017, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori